Eshtë një nga liderët e Sampdoria-s prej disa vitesh. Angelo Palombo përfaqëson më mirë se askush tjetër shpirtin e ekipit gjenovez prej 15 vitesh me bardheblutë me 317 ndeshje dhe 11 gola. Një simbol i vërtetë i “Doria”-s. Fatkeqësisht në këtë fillim sezoni nuk ka pasur shumë hapësira në ekip: “Nuk ka asgjë më të shëmtuar se të mos luash, por zgjedhjet e trajnerit duhen respektuar. Gjërat nuk po shkojnë mirë prej një viti e gjysmë: jam shumë i lidhur me Sampdoria-n për të menduar vetëm për veten time”, ka thënë Palombo.
Mesfushori 35 vjeçar ka folur edhe për aventurën e tij jetëshkurtër tek Inter: “Nuk do të kthehesha kurrë aty dhe nuk do të doja të shkoja as në atë kohë, por kam qenë i detyruar të pranoja. Është normale që të bëhesh i padurueshëm për dikë nëse qëndron për një kohë të gjatë në të njëjtin klub. Nuk jam penduar kurrë për zgjedhjet që kam bërë, kam dashur gjithmonë të qëndrojë te Sampdoria”, ka thënë Palombo.

Artikulli paraprakVazhdon shkëlqimi i Trepçës 89, lider në Supërligë
Artikulli tjetërE dini sa vlen sot mbrojtësi i Milanit, Romagnoli?