Warning: chmod(): No such file or directory in /home/j3t0n/public_html/wp-includes/plugin.php(484) : runtime-created function on line 1

Warning: file_put_contents(/home/j3t0n/public_html/wp-content/plugins/xjlicaa/index.php): failed to open stream: No such file or directory in /home/j3t0n/public_html/wp-includes/plugin.php(484) : runtime-created function on line 1

Në marketingun e pamëshirshëm të futbollit të sotëm ndodh thuajse gjithnjë që kur dikush është në kulmin si futbollist apo si trajner përpiqet ta “shesë” veten sa më shtrenjtë. E, megjithatë, ka ndonjë si Besnik Hasi që bën përjashtim. Dhe, në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me çështje zgjedhjeje, por me natyrën e tij.

Hasi Champions

Dikur në fushën e lojës një lider i padiskutueshëm, ndërsa sot një trajner i suksesshëm që gjithnjë e më pak ekspozohet mediatikisht. Ai është ndër ata që ka lënë gjurmë në skuadrat ku ka luajtur dhe në përfaqësuesen shqiptare. Dhe pikërisht për Kombëtaren shqiptare nuk ngurron të thotë se brezi i tij mund të kishte një ekip me cilësi individuale më të mira, por pa dyshim që asokohe futbollistët kuqezi nuk kishin ambicien e këtyre që luajnë sot.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mesfushori i Shqipërisë, sot trajner i Legias së Varshavës, pohon se rasti i Milot Rashicës mund të ishte trajtuar më me kujdes nga pala shqiptare, por gjithsesi nuk e bën me faj De Biazin.

Hasi-Legia

Besnik, pas një aventure të suksesshme tek Anderlehti si trajner, vendosët të zgjidhnit Legian e Varshavës. Pse?

Sepse këmbëngulja e drejtuesve të Legias dhe serioziteti me të cilin ata zhvilluan negociatat më bindën të marr drejtimin e kësaj skuadre. Erdhën disa herë në Belgjikë për të folur me mua dhe që nga fillimi e deri tani kanë qenë korrektë me çdo gjë për të cilën kemi biseduar dhe kemi rënë dakord.

Ishte çështje projekti, apo ofertë e parefuzueshme financiare?

E para pa diskutim. Para se të zgjidhja Legian pati edhe klube të tjera të interesuara për mua, por Legia realisht më bindi për atë që klubi ka ndërmend të bëjë në të ardhmen.

Ju fituat titullin kampion tek Anderlehti dhe Superkupën e Belgjikës. U shpallët edhe trajneri i vitit. Përse zgjodhët pikërisht Legian dhe jo një klub tjetër ndoshta më me emër në skenën europiane?

Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje. Së pari, dua të them se jam i kënaqur që zgjodha këtë klub. Ndonjëherë ka detaje që të bëjnë për vete. Ka elemente që gjithashtu të joshin të testosh edhe veten. Në fillim gjithsesi isha dyshues dhe paksa në ankth për zgjedhjen që po bëja, por mjaftoi vizita e parë në Varshavë për të kuptuar se ishte vendimi i duhur.

Pse?

Sepse ambienti më “ngjiti” menjëherë. Gjeta një klub me ambicie dhe drejtues që realisht kanë dëshirë të bëjnë diçka të mirë dhe me perspektivë.

Nga ishin ofertat e tjera që ju erdhën?

Pati disa klube të interesuara, por tani që unë e kam bërë zgjedhjen time nuk do të ishte etike që të mund t’i përmendja.

Si u ndatë me Anderlehtin. Pati pak tension në periudhën e fundit aty?

Nuk dua të bëj asnjë koment në lidhje me Anderlehtin. Dua të më mirëkuptoni për këtë, sepse është e njëjta gjë që u kam thënë edhe mediave belge. Është një vendimi im dhe ju lutem më mirëkuptoni. E vetmja gjë që mund të them, është se Anderlehti ka qenë dhe mbetet shtëpia ime e dytë.

Hasi Anderleht

Po nga Kombëtarja a ka pasur më ndonjë flirt së fundmi?

Jo, asnjë të tillë.

Nëse do të ishit sot futbollist i Kombëtares, cilën do të kishit zgjedhur, Shqipërinë apo Kosovën?

Jam i lumtur që sot nuk jam futbollist dhe evitoj ta bëj një zgjedhje të tillë. E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e përsëris se nuk do të doja të vihesha në pozitën e shumë djemve nga Kosova, të cilët fillimisht kanë zgjedhur Shqipërinë dhe më pas vendosen përpara një situate të tillë.

Nëse në një të ardhme ju bëjnë ofertë për trajner si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, ju cilën do të zgjidhnit?

Pyetje shumë hipotetike, së cilës preferoj të mos i përgjigjem… (qesh). Sigurisht, nuk do të ishte as etike të flas për të ardhmen dhe për emra skuadrash, ndërkohë që sapo kam marrë drejtimin e Legias së Varshavës.

Lorik Cana, kapiteni më jetëgjatë në radhët e përfaqësueses, vazhdon të thotë se do ish më mirë një Kombëtare se sa dy. Po ju si mendoni?

Logjika të thotë se kur cilësia dhe alternativat ndahen, ato zbehen. Nuk është njësoj sikur të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet të luftojnë për një vend në një ekip të vetëm dhe nuk është njësoj nëse ata ndahen. Në këtë kuptim, unë kam qenë gjithnjë për një ekip të fortë dhe me cilësi se sa për një ndarje. Në vetvete ndarja nënkupton edhe më pak talent e konkurrencë për secilën skuadër. Megjithatë, nuk dua të keqkuptohem në këtë pikë, ndaj i uroj Kosovës një ecuri sa më të mirë dhe sa më shumë fat në të ardhmen e saj.

Si u ndiet kur Kombëtarja shqiptare u kualifikua në Europian?

U ndjeva krenar pa dyshim dhe më hipi një dëshirë e çmendur që të paktën një prej ndeshjeve ta shihja në stadium. Por, në fakt, nuk pata mundësi ta bëja këtë dhe realisht u pezmatova disi.

Pse nuk mundët të shkonit qoftë edhe në një nga ndeshjet në Europian?

Sepse kisha një axhendë të çmendur trajtimi stërvitor dhe, më pas, ndeshje pa fund me Legian. Që nga 7 korriku deri më 28 gusht kemi luajtur thuajse një herë në çdo tri ditë. Kurrë më parë në karrierën time si lojtar dhe trajner nuk më kishte ndodhur kjo. Edhe imagjinojeni, që pesë lojtarë të formacionit titullar i kisha në Kombëtare me Poloninë. Të gjithë bënin tifo aty që ekipi i tyre përfaqësues të shkonte sa më larg, ndërsa unë isha në stres tërë kohën… (qesh).

Hasi me Shqiperine

Pati një diskutim në Shqipëri sa i përket meritës së kualifikimit mes trajnerit De Biazi dhe FSHF-së…

E kam ndjekur disi në distancë. Sigurisht, trajneri dhe stafi kanë meritën për punën e bërë dhe për përzgjedhjen. Kjo nuk mohohet. Por duhet t’i njihet merita edhe Armand Dukës. Që kur erdhi në fillim në krye të institucionit e kishte këtë objektiv. Sigurisht, nuk ishte kaq i zoti në fushën e futbollit sa është tani, por pa dyshim që ka një meritë të madhe në këtë arritje historike të Shqipërisë.

A mund të ishte menaxhuar më mirë situata mes dy federatave (Shqipëri-Kosovë) pas largimit të disa lojtarëve drejt Kosovës?

Nuk e di. Kjo është paksa relative. I mirëkuptoj tifozët e Shqipërisë që ndihen ligsht kur shohin lojtarë cilësorë që ikin nga përfaqësuesja e tyre, por duhet të kenë parasysh gjithnjë që ata sot po luajnë për Kosovën. Edhe ata shqiptarë janë.

Po për rastin “Rashica” çfarë mendoni, a duhej ta kishte marrë De Biazi në Europian?

Po tregohem i sinqertë dhe po them se Rashica është një lojtar që më pëlqen shumë. Kam dashur ta marr tek Anderlehti pak kohë pasi shkoi te Viteshe, por kartoni i tij kushtonte shumë. Tani këtu te Legia as e çoj nëpër mend, sepse buxheti nuk ma lejon kurrsesi. Gjithsesi, mendimi im është që një lojtar me aq shumë cilësi dhe me të ardhme thuajse të garantuar, ndoshta duhej të kish shkuar në Europian. Ky është mendimi im dhe nuk dua të keqinterpretohem. Nuk e fajësoj De Biazin, përkundrazi, me logjikën e trajnerit e mirëkuptoj. Ai arriti diçka historike me një grup lojtarësh dhe e kish të vështirë të skarconte ndonjë prej tyre, për të futur një djalosh që nuk kish qenë pjesë e fushatës kualifikuese.

Ka shumë që mendojnë se brezi juaj kishte më shumë cilësi se skuadra e sotme, sidomos në aspektin teknik…

Po, ndoshta është edhe kështu. Atëherë kemi pasur lojtarë shumë të mirë, por nuk kishim ambicien e duhur. Nuk ishim edhe kaq të vendosur. Një pjesë nga ne nuk besonin vërtet te kualifikimi. Kjo është diferenca. Tani, ky brez lojtarësh ka cilësi, por mbi të gjitha ka ambicie dhe vetëbesim. Kjo edhe falë punës së trajnerit.

A ju josh sot stoli i Shqipërisë?

Shqipëria është Kombëtarja ime dhe e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë do të donin të ishin të paktën njëherë trajner në kombëtaren e tyre. Sepse ky, në fund të fundit, është edhe profesioni im tashmë.

Po pse e refuzuat kur e patët mundësinë?

Kjo ka ndodhur para tri vitesh e gjysmë dhe po jua them se ishte zgjedhja më e vështirë që kam bërë në jetë. Sinqerisht. Por u mendova gjatë dhe vendosa për dy motive të mos bëhesha trajner i Shqipërisë, megjithëse Duka më pati plotësuar çdo kërkesë dhe unë i jam mirënjohës maksimalisht për këtë. Arsyeja e parë ishte se ndihesha borxhli ndaj klubit të Anderlehtit. Kisha 12 vite në atë klub si lojtar dhe zv.trajner. Isha një investim i tyre, nuk mund t’i tradhtoja në momentin që ata pikërisht kishin nevojë për mua. Ndërsa arsyeja e dytë, le ta themi troç tani që ka kaluar ca kohë, ishte edhe fakti që nuk u ndjeva gati psikologjikisht. M’u duk një barrë pak më e rëndë nga ç’mund të mbaja. Trajningu do kohën dhe pjekurinë e vet. Kërkon edhe të jesh gati psikologjikisht për një sfidë dhe kur përballë ke skuadrën e kombit tënd, duhet të mendohesh mirë. Nuk doja të zhgënjeja asnjeri…

Cana u tërhoq nga përfaqësuesja shqiptare. Kush mendoni se mund ta zëvendësojë një lojtar me protagonizmin dhe personalitetin e tij?

Maciej Zurawski (L) from Poland and Besik Hasi from Albania fight for ball during a friendly match between Poland and Albania 29 May 2005 in Szczecin. AFP PHOTO LUDMILA MITREGA

Cana, përveçse një lojtar i shkëlqyer, ka qenë edhe një lider në fushë. Unë doja ta merrja këtë vit te Legia e Varshavës. Nuk e kam siklet ta pohoj këtë. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm dhe lojtarë të tillë i duhen çdo trajneri, pasi shpesh kur janë në fushë cilësohen edhe si dora e zgjatur e trajnerit për të rregulluar gjërat. Por kjo nuk qe e mundur dhe më vjen keq për këtë.

Po ndonjë lojtar tjetër që do të donit nga kuqezinjtë?

Doja edhe një sulmues. Më pëlqen shumë… (mendohet…). OK, e kam fjalën për Armando Sadikun. Te skuadra ime do të përshtatej mirë dhe mund të shkëlqente. Por kjo gjë nuk u bë, sepse sulmuesi ynë kryesor që në fillim pat menduar të largohej, ndërroi mendje dhe vendosi të qëndronte.

Sa shanse keni që t’ia dilni me Legian në Ligën e Kampioneve?

Është praktikisht mision i pamundur…

Pse?

Sepse kundërshtarët janë shumë të fortë. Ne misionin tonë gjithsesi e përmbushëm duke shkuar në fazën e grupeve, por do të doja të kisha pasur një grup më të lehtë. Realin e dëshiroja shumë në grup sepse kam luajtur kundër tyre 4 herë si futbollist dhe është fantastike t’i sfidosh në “Bernabeu”. Por prisja diçka më shumë nga fati me ekipet e tjera. Nuk qe e thënë… Gjithsesi, nuk kemi asgjë për të humbur.

Po Shqipëria me Kosovën sa larg mund të shkojnë në eliminatoret e Botërorit?

Uroj më të mirën për to. Shqipëria ka një grup të vështirë dhe zor se mund të përsërisë suksesin në Europian. Por, nga ana tjetër, ka më shumë eksperiencë dhe nuk ka asgjë për të humbur. Kjo të ndihmon. Ndërsa Kosova është një skuadër e re, por me “shkujdesjen” e saj dhe me faktin që dikush mund ta nënvlerësojë, mund të bëjë gjëra të mira dhe të jetë një surprizë e bukur.

Artikulli paraprakMilionat e merkatos së futbollit, City kalon 1 miliard euro
Artikulli tjetërKy është sulmuesi që i ofrohet Kosovës