Juan Arango, futbollisti më në zë i Venezuelës ka prezantuar së fundmi një dokumentar për jetën e tij me titullin “Arangol”, ku mund të shihen çaste të ndryshme të jetës së mesfushorit, i cili ka luajtur në skuadra si RCD Mallorca, Borussia M’Gladbach apo Neë York Cosmos.

E veçanta e këtij dokumentari është një pjesë ku Arango konfirmon se ka refuzuar një ofertë për të luajtur te Barcelona duke menduar se dikush po tallej me të.

Duket si skenar filmash, por bëhet fjalë për diçka që do t’ia ndryshonte tërësisht jetën. Arango u transferua te Mallorca në vitin 2004 për të luajtur pesë sezone. Gjithsej, venezueliani luajti 191 ndeshje, duke shënuar 49 gola, disa prej të cilëve në stilet më spektakolare të mundshme, kryesisht nga goditjet standarde dhe duke dhuruar edhe 18 asiste.

Performancat e mira dhe fama bënë që ai të merrte një hap më të madh duke zgjedhur si destinacion të radhës Borussia M’Gladbach-un. Edhe në Gjermani Arango tregoi cilësinë e tij, ku shënoi 31 gola dhe dha 57 asiste në 175 ndeshje. Klubi i fundit i 36-vjeçarit ishte Neë York Cosmos dhe aktualisht ai po negocion për ta mbyllur karrierën në Venezuelë.

Artikulli paraprakZyrtare: Veron bëhet me skuadër të re në “pleqëri”, debuton kundër Leverkusen…
Artikulli tjetërJa 11 yjet që kanë pranuar për të luajtur falas për Chapecoensen “e re”