????????????????????????????????????

“Për mu është kënaqësi e madhe të punoj dhe të stërvit një ekip të një klubi siç është Prishtina dhe që të marr përgjegjësinë të udhëheq skuadrën edhe në punën e saj. Unë nga 1 korriku jam në klub si drejtor dhe kam menduar t’i ndihmoj trajnerët. Por, nga momenti kur Munishi më ka njoftuar se nuk punon më, atëherë në këtë situatë të krijuar duhet të gjendem për t’i ndihmuar klubit dhe zgjidhja logjike ka qenë që unë të marrë përsipër edhe punën në trening dhe udhëheqjen e ekipit. Në Gjermani kam qenë 20 vite si trajner dhe për mua kjo nuk është diçka e re, sepse futbolli është internacional”, ka thënë, drejtori sportiv, tani edhe kryetrajneri i skuadrës, Lutz Lindemann.

Nëse vazhdojmë me këtë punë, Prishtina do të arrijë shumë lartë
“Së pari, kam respekt si për çdo skuadër apo trajner kundërshtar, pa marrë parasysh janë në pyetje, Trepça, Gjilani, Feronikeli apo Gjakova, pra kam respekt për çdo kënd këtu. Ndërsa, ne si Prishtinë, nëse vazhdojmë të punojmë edhe mëtutje me këtë kënaqësi të madhe që kemi për punë, me përqendrim maksimal, atëherë Prishtina do të arrijë shumë lartë”, ka thënë Lindemann.

Në Kosovë ka talente, por…
“Me çdo ekip që jemi përball kam parë talente. Por, shumica e këtyre klubeve, në disiplinë, mentalitet, taktikë, fillojnë e t’i përmirësojnë mëtutje këto gjëra negative që janë prezente këtu, atëherë jam i sigurt se disa nga këta talente shumë shpejtë do të dalin nga Kosova e të luajnë nëpër ekipe të ndryshme të Evropës. Por, padyshim se me këto përmirësime edhe niveli i këtushëm i futbollist do të përmirësohej dhe niveli do të ketë ngritje të dukshme”, ka përfunduar /fcprishtina/

Artikulli paraprakKurtolli: Me Munishin nuk u pajtuam për kushtet
Artikulli tjetërMourinho detyron futbollistët e Manchester United të stërviten në vendparkim makinash (Foto)