Video e gazetarit Ylli Aga, i përlotur pas ndeshjes Lacio-Inter 2-3, bërio xhiron e ditës në rrjetet sociale.

Në fakt ai tërhoqi vëmendjen e publikut që pas përfundimit të takimit, ku zëri nisi t’i dridhej teksa po shihte tifozë të Lacios të përlotur nga zhgënjimi dhe tifozë të Interit të përlotur nga gëzimi i arritjes së skuadrës së zemrës në në Champions.

Gazetari i “Supersport” thotë se nuk është tifoz i asnjërës prej skuadrave, por u emocionua tej mase në fund të takimit për shkak emocioneve të mëdha që prodhoi një ndehsje si ajo, por edhe prej pamjet e disa vogëlushve lacialë që ishin përlotur nga zhgënjimi.

I pyetur nga “Panorama Sport” nëse ishte përgatitur më parë për këtë ndeshje, ai pohon se ishte një surprizë e papritur, pasi duhej ta komentonte dikush tjetër.

Ylli, çfarë ndodhi pas Lacio-Inter 2-3?

Shikoni, unë isha i ndërgjegjshëm për rëndësinë e ndeshjes, por nuk e dija që do ta komentoja unë atë ndeshje. Zakonisht këto ndeshje i komenton Shakohoxha ose Alban Xhihani…

Dakord, por çfarë ndodhi që u emocionuat aq shumë?

U preka shumë sepse ishte një nga ndeshjet me emocionuese që kam komentuar dhe kam parë në Serinë A.

Po lotët në fund?

Në koment përgatitesh kryesisht për gjërat e përgjithshme, por një imazh i vetëm mund të mjaftojë për të të emocionuar pa fund. Mua më prekën lotët e një tifozi të vogël të Lacios… Më prekën thellësisht shumë.

A ju ndodh shpesh që të përloteni në një koment?

Rrallë, shumë rrallë më ka ndodhur.

A jeni ju tifoz i Lacios ose i Interit?

Nuk jam tifoz i asnjërës prej këtyre skuadrave, edhe pse ky profesion të bën nga pak tifoz me të gjitha skuadrat.

Para ndeshjes a kishe ndonjë preferencë?

Po, para ndeshjes kisha një dëshirë që takimi të mbyllej nëe mënyrën më të mirë për Taren dhe Strakoshën.

Artikulli paraprakPanucci shpall listën anti Kosovë dhe Ukrainë, mbetet jashtë ky emër i madh
Artikulli tjetërKush është kosovari që refuzoi Suedinë për të luajtur me Shqipërinë?