Gjilani arriti kualifikimin falë golit të përforcimit të ri Pleurat Hajdini, i cili skuadrës ju bashkua gjatë këtij afati kalimtar, nga Flamurtari. Hajdimi shënoi sot golin e parë zyrtar me skuadrën e tij të re që pati vlerën e kualifiminit në çerekfinale të Kupës.
Hajdini në një prononcim për Korneri.net, tregoi gjithçka që ndjeu pasi arriti të shënoi gol në sekondat e fundit të ndeshjës.
“Ndeshjet e para në fillim të stinorit gjithmonë janë të vështira. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritën objektivin tonë të kalojmë tutje ndaj një kundërshtari i cili edhe pse bën gara në një rang më të ulët garash se ne ka skuadër jashtazkonisht të fortë dhe mirë të organizuar”, e nisi rrëfimin e tij Hajdini.
Tutje heroi i Gjilanit në ndeshjen e sotme foli për emocionet e golit: “Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të shënoi në ndeshjen e parë zyrtare me Gjilanin, dhe aq më tepër ndjehem mirë kur goli im i ndihmojë skuadrës plasmanin në çerekfinale”.
Golin i’a dedikon “Skifterave”. “Nuk ka asnjë pikë dyshimi këtë gol i’a dedikoi tifozëve tanë “Skifterave”, të cilët përkundër që ndeshjen e zhvilluam si musafir erdhën dhe na përkrahen në mënyrë fantastike”, deklaroi Hajdini