Amir Rrahmani nuk ka lëndim serioz dhe pritet të kthehet në stërvitje me shokët e skuadrës te Napoli pas tre ditësh.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Rrahmani luajti vetëm 20 minuta në fitoren e Kosovës kundër Moldavisë në duelin e fundit të të Ligës së Kombeve.

Ai u zëvendësua nga Fidan Aliti dhe pati frikë për një dëmtim serioz në krah, i cili u duk se do ta linte atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Megjithatë, “KOHA” të enjten ka mësuar se Rrahmani do të mungojë vetëm tri ditë.

“Lëndimi i Amirit nuk është serioz. Ka pasur një ndrydhje në krah, por jo lëndim apo këputje të ligamentit. Stafi mjekësor i ka thënë atij që të ketë pushim tre ditë. Do të rikthehet shpejtë me pjesën tjetër të skuadrës së Napolit”, i ka thënë “KOHËS” një burim i afërt me qendërmbrojtësin kosovar.

Rrahmani 26-vjeçar i ka zhvilluar 33 ndeshje në total me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, dhe i ka pesë gola të shënuara.

© KOHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here