Amir Rrahmani është kthyer në një çështje te Napoli.

Nga një titullar i padiskutueshëm te Verona ku aktivizua në 36 nga 38 ndeshjet e sezonit të kaluar në Serie A, reprezentuesi i Kosovës luakti vetëm 5 minuta për Napolin në fitoren 1-4 te Cagliari, edhe pse të kaltrit në verë shpenzuan 14 milionë euro për kartonin e tij, përcjell Korneri.net

Janari pritet të jetë muaji vendimtarë për të ardhmen e Rrahmanit pasi nëse nuk gjen fare hapësira as në ndeshjet e ardhshme ai mund të huazohet në një tjetër skuadër.

Il Mattino shkruajti sot për situatën e Amirit i cili merr 1.8 milionë euro, dhe me 5 minuta mbi supe ai bëhet problem. Sipas të njëjtit burim thuhet se Rrahmani mund të jetë titullar. /Korneri.net

Artikulli paraprakMbrëmja e kaluar në NBA, ishte jashtëzakonisht efikase
Artikulli tjetërPo kthehet Atalanta fuqishëm, fitore bindëse në udhëtim