Shumë afër është skandali i ri në futboll.

Në fillim të vitit të ri është planifikuar ndarja e “Topit të Artë” nga France Football, dhe sipas fotografisë e cila ka bërë xhiron e botës në internet, tashmë fituesi është i ditur, shkruan Korneri.net.

Fotografia në faqen e parë të France Football e cila me shpejtësi të madhe është shpërndarë në internet, ka bërë që shumë tifozë futbolli edhe te shqetësohen. Në të shkruan se argjentinasi Lionel Messi është futbollisti i vitit 2017 sipas kësaj gazete prestigjioze franceze.
Ende askush nuk është përgjigjur zyrtraisht rreth kësaj pyetje se a është montazh apo dikush “rastësisht” e ka zbuluar fituesin e këtij çmimi të madh.

Mediat spanjolle kanë raportuar se kjo fotografi ka shkuar edhe te portugezi Cristiano Ronaldo, i cili menjëherë e ka marr në telefon Messin duke kërkuar nga ai se a di diçka më shumë rreth këtij lajmi. Për momentin siç ka kemi kuptuar edhe ne, asnjë medium botëror nuk ka pas ndonjë lajm se Messi apo Ronaldo kanë marr vesh më shumë për këtë foto. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Përforcim i madh te Milan nga kombëtarja e Belgjikës
Artikulli tjetërKlopp në spital, nuk ndihej mirë