Sigurisht se ju kujtohet majtaku i frikshëm Giuseppe Rossi.

Shtatshkurti i cili është një ndër futbollistët më të pafat në Evropë pas aq shumë lëndimeve që kishte, është rikthyer për të luajtur sërish dhe nënshkruar kontratë zyrtare me klubin italian Genoa, përcjell Korneri.net.

Rossi nënshkroj për gjashtë muaj, por me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër. Vitin e kaluar ishte i huazuar te Celta Vigo, ku edhe pësoi lëndimin e pestë në karrierë, por sërish mjaftë i gjatë. Më herët luajti te Villarreal, Man United dhe te Fiorentina, ndërsa tash e tutje do të vesh fanellën e Genoas. Ai ka thënë se do të luaj derisa mundet të vrapoj. /Korneri.net

Artikulli paraprakE mposhti Realin, por është larg nga Champions League
Artikulli tjetërEkskluzive: Ky është formacioni më i mirë në Vala Superligë gjatë sezonit vjeshtor sipas “Korneri.net” [FOTO]