Një alarm i panevojshëm erdhi nga disa media italiane rreth transferimeve të dy lojtarëve të fundit te Milan, Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia të cilët nuk i kishin të përfunduara çështjet e pagesës nga klubi rosoner, shkruan Korneri.net.
Milan i ka përfunduar me sukses këto transferime pas ndërhyrjes së Bankës Komerciale IFIS, që ka lëshuar garancitë e kërkuara nga gjiganti italian.
Pasi edhe kjo çështje përfundoi mirë dhe me sukses, të dy këta futbollistë tashmë do të jenë të regjistruar në UEFA, dhe me shumë gjatë do të jetë të gatshëm për lojë në xhiron e fundit te play-offit në Europa League përballë skuadrës shqiptare Shkëndija e Tetovës. /Korneri.net