Njëri ndër mbrojtësit më cilësor të majtë në Angli, Danny Rose, është duke menduar të largohet nga Tottenha, dhe të jetë sa më afër familjes së tij. Këtë e ka thënë disa herë, por shumë më shpesh kohëve të fundit, dhe po mendon seriozisht largimin nga Spurs, shkruan Korneri.net.
Rose është i lindir në Doncaster (South Yorkshire), që nuk është shumë larg nga qyteti i Manchesterit, dhe për këtë arsye ai u ka bërë me dije së pari zyrtarëve të klubit të tij e më pas në mënyrë indirekte Man United dhe Man City, se po të vijë një ofertë e mirë prej tyre, menjëherë do të largohet nga Tottenham. Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer fare njeriut kryesor te Spurs, Daniel Levy. /Korneri.net