Ish-ylli i Manchester United dhe menaxheri i DC United, Wayne Rooney i ka bërë thirrje klubit të Old Trafford që të lejojë Cristiano Ronaldon të largohet në rubrikën e tij për The Times.

“Unë mendoj se United duhet ta lërë Ronaldon të shkojë. Nuk është se Ronaldo nuk mund të luajë në sistemin e Ten Hague, ai mund të luajë për çdo ekip. Rooney gjithmonë do të shënojë gola, por personalisht nuk mendoj se United është gati të luftojë për titullin, dhe qëllimi duhet të jetë të ndërtojmë një ekip pasi do të fitonim ligën në tre ose katër vitet e ardhshme”, shkroi Rooney.

Ronaldo në ndeshjen e parë të këtij edicioni ishte në bankën rezervë, dhe i inkuadrua në lojë në 30 minutat e fundit duke mos lënë gjurmë në ndeshje, kurse Man,Uited humbi në shtëpi nga Brighton me rezultat 1-2. /Korneri.net

Artikulli paraprakErzeni “peshkon” në Kosovë, afron mesfushorin e Vushtrrisë
Artikulli tjetërBayern, Salihamidzic: “Sané në Man.United? Asgje e vërtetë”