Wayne Rooney do t’i do t’i thotë lamtumirë kombëtares së Anglisë pas finaleve të botërorit Rusi 2018. Ishte vetë sulmuesii Manchester United, që e bëri publik vendimin e tij në një konferencë për shtyp.

“Pas botërorit të Rusisë besoj se do të jetë momenti për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar. Kam luajtur në futbollin profesionist që kur isha 16 vjec,  ndërsa në nivel ndërkombëtar 17 vjec. Vitet kalojnë, në botërorin e ardhshëm do të jem 34 vjec. Kam partur një karrierë fantastike, mjafton me kaq.”

32-vjecari mban rekordin e golashënuesit më të mirë në histori te përfaqësuesja e Tre Luanëve me 53 finalizime në 115 ndeshje. Të dielën ndaj Sllovakisë Rooney do të thyejë rekordin e David Beckham për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në kombëtare.

“Në rusi do të kem mundësinë e fundit për të bërë dicka me Anglinë. Do të përpiqem t’i shijoj dy vitet e ardhshme dhe shpresoj ta mbyll në nivelet më të larta karrierën time në rang kombëtaresh.”  

Gjatë fialeve të Francë 2016, Roonay u aktivizua nga Hodgson në mesfushë, por Allardyce mund ta kthejë në rolin e tij natyral.

“Këtë e vendos trajneri. Nuk kemi folur akoma për këtë cështje, por do ta diskutojmë ditët në vazhdim. Unë jam gati të luaj kudo që trajneri e sheh të nevojshme.”

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakCuadrado shumë afër të rikthehet
Artikulli tjetërAguero mungon në derbin e qytetit?