Largimi i Wayne Rooney nga Manchester United është gjithnjë më real dhe sipas mediave në Angli konsiderohet si punë e kryer.
Golashënuesi më i mirë në histori të “djajëve të kuq”, nuk ka më vend në përbërjen e skuadrës e këtë e ka konfirmuar disa herë vet trajneri Jose Mourinho, andaj Rooney tashmë duhet të mendoj se ku do ta vazhdoj karrierën.

Ai ka oferta të ndryshme dhe të majme nga Kina dhe SH.B.A-së, por sipas lajmeve të fundit ai mund të rikthehet te skuadra që e afirmojë, ajo Everton edhe pse ditëve të fundit flitej për kalimin te West Ham.
Por, Rooney megjithatë ka dëshirë që të luajë sërish për “Toffees” prej nga në vitin 2004 kaloi në Od Trafford.

Artikulli paraprakNBA: Lojë fantastike, dramë dhe grushta në mbrëmjen e kaluar
Artikulli tjetërReali nuk mendon vetëm për De Gea, pasi në Angli është edhe…