Vetëm pak orë pas disfatës së Liverpool në shtëpi nga Swansea, edhe Manchester United ka mundur të pësnte disfatë në këtë xhiro nga Stoke City, por ishin çastet e fundit përcaktuese ku Man.United ia doli të nxjerr një pikë. Një autogol nga spanjolli Juan Mata, mjaftoi që Stoke të festoj në shtëpi në ndeshjen e cila nuk solli shumë emocione dhe raste, ndoshta në përjashtim të një gjuajtje të mirë të sulmuesit Rashford në minutën e 88. me çrast e qëlloi shtyllën.Dhe, kur pritej që Stoke të fitoj, Wayne Rooney me nje supegol e barazoi rezultatin në 1:1, por sërish e kthen mbrapa klubin nga Old Trafford në garë për titull.

West Ham fitoi në udhëtim te Middlesbrough 1:3, me dy golat e shënuar nga Andy Carroll dhe një tëJonathan Calleri, ndërsa Evertoni fitoi në fund të ndeshjes 0:1 ndaj Crystal Palace me golin e Seamus Coleman. WBA e siguroi fitoren 2:0 që në pjesën e parë përballë Sunderland, ndërsa baraz 2:2 përfundoi ndeshja Bournemouth –Ëatford.

Artikulli paraprakFitoi Pisa, Ujkani e Manaj të plotë për 90 minuta, Çani zëvendësues
Artikulli tjetërWayne Rooney golashënuesi më i mirë në histori të Man.United dhe Anglisë