Manchester City është ndalur me barazim 1-1 në “Ethiad” nga Everton në ndeshjen përmbyllëse të javës së dytë në Premier League.

Skuadra e Pep Guradiolës, diktoi ndeshjën në përgjithësi krioi më tepër pati posedimin po nuk e arriti fitorën.

Fillimi i takimit i takoi vendasëve që krijuan disa raste ideale për shënim por nuk u konkretizuan në gol. Everton në rastin e parë gjeti rrjetën me sulmuesin ikon të klubit Wayne Rooney.

Punët për Cityn u përkeqësuan edhe më tepër kur nga loja u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë mbrojtësi Walker.

Përkundër inferoritetit numeri City, gjatë pjesës së dytë kërkoi me ngulm barazimin të cilin e arriti me anë të Raheem Sterling.

Pas këtij barazimi Man City është në pozitën e pestë me 4 pikë, aq sa ka edhe Everton në të tetin.

Artikulli paraprakJuventus shumë afër goditjes së vitit
Artikulli tjetërRooney shënoi golin nr.200 në Premier League (Video)