Manchester United ka njoftuar listën prej 20 lojtarësh të cilët do të jenë gati për ndeshjen e së enjtes mbrëma kundër ekipit holandez Feyenoord në Europa League. Tekniku Jose Mourinho ka surprizuar me zgjedhjet e tij, duke vendosur të mos “bezdisë” për këtë sfidë dy lojtarë kryesorë të skuadrës angleze, Wayne Rooney dhe Henrikh Mkhitaryan. Këta dy të fundit ngjajnë si të sakrifikuar për të mos shpenzuar energji në një kompeticion ku “Djajtë e kuq” nuk pretendojnë medoemos të triumfojnë.

Ndërkohë, Jesse Lingard, i cili – ashtu si armeni Mkhitaryan – nuk luajti titullar në derbin e Manchester-it të dielën, gjithashtu do të mungojë. As mesfushori anësor i kthyer në mbrojtës krahu, Antonio Valencia, nuk është përfshirë në listë. Mourinho ka konfirmuar lojtarë si Marcus Rashford, Timothy Fosu-Mensah dhe Memphis Depay.
Ja skuadra e plotë e United-it: De Gea, Romero, Johnstone; Darmian, Bailly, Blind, Fosu-Mensah, Rojo, Smalling; Carrick, Fellaini, Herrera, Mata, Memphis, Pogba, Schneiderlin, Young; Ibrahimovic, Martial, Rashford.

Artikulli paraprakPanik në Austri: Ylli Sallahi pranë Kosovës
Artikulli tjetërRrëfimi i Figos: Pse e tradhtova Barçën për Madridin