Roni Gashi,që shkëlqeu në 6-7 ndeshjet e fundit , duke qenë titullar tek Liria, ka rënë në ‘radarin’ e skautëve të FC ZLin (Qeki), që nga afër e kan ndjekur në ndeshjet:Liria-Llapi dhe Prishtina-Liria. ‘Ai, në këto ndeshje ka bindur skautët e klubit qek, që më pas kan kërkuar edhe video incizime tjera’, ka thënë fillimishtë Patrik Doqi, ish lojtar i Lirisë, që ka luajtur edhe në Premier ligën boshnjake, e që bashkë me Rafael Frrokajn, po luajnë rolin e menagjerit në këtë rast. Rafael Frrokaj, (menagjer) është prizrenas, që vepron e punon në Qeki, e që bashkë me Doqin po luajnë rol në këtë transferim eventual.

    ‘Menagjeri i ri, Rafael Frrokaj, pas bisedave intensive që ka patur me drejtorin sportiv të Fc Zlin, Zdenek Grigera, ish lojtar i Juventuesit, Fulhamit si dhe memendimin e trajnerit të këtij klubi Bohumil Panik, pas shiqimit të video incizimeve dhe raportimin e skautëve, vendosën që Roni Gashi të ftohet në prova te gjiganti qek’, ka thënë Patrik Doqi, që njëherit është përfshirë në këtë transfertë.

    Doqi, ka thënë që ;’përacktuese ka qenë CV-ja, përkatësishtë kualiteti, mosha dhe fizikusi i Gashit, me c’rast edhe është dërguar ftesa për prova’.

    Roni, është 18-të vjecar dhe luan në mesfushë, e që njihet me lojën luftarake, pritet që të zbarkojë tek skuadra e Zlin-it më 20 janar, ku do të qëndrojë deri në muajin mars.

    Ai, ka lejen e klubit për prova. Ndërsa, për kalimin eventual, duhet marrëveshje reciproke e klubeve, pasi Gashi është me kontratë.

Artikulli paraprakRaporti i UEFA-s: Këto janë skuadrat me më shumë borxhe në Europë
Artikulli tjetërZbulohet zv/trajneri i ri i Kombëtares, De Biasi zgjedh një “nxënës” (Emri)