UEFA e ka dënuar skuadrës polake Legia me një ndeshje moslojë për shkak të tifozëve të saj ën Ligën e Kampionëve.

Tifozët “ultras”, para ndeshjes së parë të këtij edicioni kundër Borussia Dortmund, në tribunat e stadiumit kanë kallë mjete piroteknike dhe shumica e tyre më vonë janë hedh në fushën e blertë, ndërsa më vonë ka pasur edhe përleshje në mes tifozëve dhe policisë.

Legia në ndeshjen e tretë kundër Real Madridit, do të luajë pa tifozë, dhe do të paguaj dënim prej 80.000 euro.

Skuadra e famshme polake në fund kishte pësuar disfatë 0-6, dhe menjëherë pas ndeshjes ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit, Besnik Hasi.

Artikulli paraprakRoma shkatërroi Astra, baraz në Austri
Artikulli tjetërKush ka vrapuar më së paku deri më tani? Nuk do ta besoni kush!