Cristiano Ronaldo po kalon vitin e tij të shtatë në La Liga me fanelln e Real Madridit, dhe pikërisht të shtunën pasdite shënoi hat-trick ndaj Alaves në fitoren e skuadrës së tij 1-4 në udhëtim. por, portugezi i famshëm shënoi një rekord të ri pasi Alavaes ishte skuadra e 31 në eltën e futbollit spanjoll që Ronaldo i ka shënuar gol, ndërsa për të qenë më i miri i të gjitha kohërave i duhet punë pasi para tij janë katër futbollistë, ndërsa ta edhe Lionel Messi.

Pavarësisht kësaj statistike, rekordin për gola të shënuar ndaj skuadrave të ndryshme në kampionatin spanjoll e mban Raul Gonzales që iu ka shënuar 34 skuadrave të ndryshme, pas tij është Hugo Sanchez me 33 dhe Luis Aragones, që njëjtë si Cristiano, iu ka shënuar 31 skuadrave me të cilat është përballur.

I pari është Lionel Messi?

Lionel Messi tashmë ka barazuar Raulin, por shpreson që gjatë këtij sezoni ta tejkalojë legjendën e Realit të Madridit, pasi është i vetmi që mund ta bëjë një gjë të tillë.  Të vetmes skuadër së cilës nuk i ka shënuar Messi është Las Palmas, por këtë gjë ka mundësi ta bëjë në javën e 18 në “Camp Nou”.

Nëse realizon në këtë ndeshje, atëherë Messi do të bëhej lojtari që iu ka shënuar 35 skuadrave të ndryshme në kampionatin spanjoll.

Artikulli paraprakMercedesi niset i pari edhe në Meksikë
Artikulli tjetërWilshere tregoi diçka interesante se ku ka mundur të ishte sot!