Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe u organizua ceremonia e “Globe Soccer Awards 2020”, ku u shpërndanë çmimet për protagonistët e futbollit botëror të sezonit të kaluar dhe të viteve 2000 (shekulli i ri). Protagonist i madh i mbrëmjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili u zgjodh “Lojtari më i Mirë i Shekullit” përpara rivalit të tij të përjetshëm, Leo Messi. Titulli i “Lojtarit më të Mirë të Vitit” shkoi për sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

Sa u përket çmimeve e tjera të njëzet viteve të fundit, Guardiola u emërua trajneri më i mirë, klubi më i mirë Real Madridi dhe menaxheri më i mirë, Mendes. Për titujt e tjerë të sezonit të kaluar, Flick shkëlqeu midis teknikëve rivalë, ndërsa Bayerni i Mynihut midis klubeve. Çmimi i karrierës iu dha spanjollëve Piqué dhe Casillas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here