Nuk ka kush që i del përpara dhe e ndal. Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkëlqej edhe në përfaqësuesen e Portugalisë, duke u bërë me dije të gjithëve se “makineria e golave” po i punon perfekt.
Favoriti i madh edhe për “Topin e Artë” të ardhshëm, shënoi dy golat e parë ndaj Letonisë në udhëtim, ndërsa një tjetër sulmuesi i Portos, Andre Silva, i cili po shikohet me vëmendje nga Milan.
Pas kësaj fitoreje Portugalia mbetet në pozitën e dytë në grupin B me 15 pikë, tri më pak se lideri Zvicra. /Korneri.net

Artikulli paraprakHolanda në ndekje të liderëve
Artikulli tjetërLajmi i fundit është befasues: Milan lë prapa të gjithë emrat e mëdhenj, nis kontaktet me këtë futbollist suedez [FOTO]