Ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, gjatë një interviste për mediat spanjolle ndër të tjerave foli edhe për favoritet e këtij edicioni të Champions League.
“Është një sfidë e madhe, të cilën mendoj se Real Madridi ka shans ta fitojë sërish. E dimë se është një kompeticion i vështirë, por asgjë nuk është e lehtë. Ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe fillimisht të mendojmë për fazën e grupeve, sepse mendoj se kemi një grup të vështirë.” Më pas, natyrisht dy fjalë zemre për sfidën me portugezët: “Është një ndeshje e veçantë dhe dua të luaj, sepse mendoj se ata janë një skuadër e shkëlqyer me një trajner të mirë. Do të jetë një tjetër çast i veçantë në jetën time”, tha Ronaldo.