Të mërkurën mbrëma u zhvillua ndeshja e vlefshme për “Trofeo Santiago Bernabeu” ku u përballën Real Madridi dhe Fiorentina, në një ndeshje shumë interesante dhe me gola.

Kampioni aktual evropian dhe spanjoll shënoi fitore në fund me rezultat 2:1, edhe pse mund ët thuhet lirisht se kishte përballë një skuadër shumë të mirë, aktive dhe në formë shumë më të mirë se kundër Interit, shkruan Korneri.net.

Mesfushori 24-vjeçar francez Jordan Veretout i cili u transferua te Fiorentina nga Saint –Etienne, e kaloi skuadrën “viola” në epërsi me një gol mjaftë të bukur të tij pas vetëm tre minutash lojë, por kaq minuta u desht të kalonin që Reali të barazonte rezultatin me anë të Borja Mayoral i cili u shërbye për mrekulli nga Cristiano Ronaldo.
Portugezi i famshëm realizoi supergol pas gjysmë ore lojë duke i dhënë ftiren Realit, pasi më gola në pjesën e dytë nuk kishte. /Korneri.net

Artikulli paraprakZbulohet arsyeja pse Panucci nuk grumbulloi Xhakën dhe Kaçen
Artikulli tjetërArsenali mori përforcimin më të madh para ndeshjes me Liverpool-in