Cristiano Ronaldo nuk ka dashur të flasë në media para se të futet në gjykatë për të dëshmuar rreth akuzave për evazion fiskal.
Sulmuesi portugez do të bëjë deklaratë me shkrim për këtë rast.
E përditshmja sportive, “Marca” ka publikuar edhe një video të mbërritjes të yllit madrilen në Gjykatë.
Iñaki Torres, kreu i komunikimit të agjencisë ‘Gestifute’ ka bërë të ditur se Ronaldo nuk do të flasë para mediave por do të publikojë deklaratën e tij më vonë.

Artikulli paraprakPremier League në shënjestër nga Barcelona sepse aty kërkohet zëvendësuesi i Neymar
Artikulli tjetërTifozja me aftësi të kufizuara vizaton Ronaldon me këmbë