Me dy golat e shënuar për përfaqësuesen e tij Portugalinë në fitoren 2:1 ndaj Egjiptit, Cristiano Ronaldo vazhdon të “bombardoj” portat kundërshtare.
Fjala është për golashënuesin më të mirë të shtetit të tij Portugalisë, pasi tashmë CR7 realizoi saktë 81 gola, apo 20 më shumë se përcjelli i tij i parë Lionel Messi, i cili për Argjentinën ka shënuar 61 gola, përcjell Korneri.net
Pas Messit mbetet David Villa i cili nuk është më pjesë e Spanjës. Ai ka shënuar 59 gola, dy më shumë se Dempsey i SH.B.A-së.
Para yllit Neymar i cili ka shënuar 53 gola për “kariokët”, është sulmuesi i Indisë, Chetri me 56 gola, ndërsa 52 gola kanë shënuar Ashfaq i Moldavisë dhe Dzeko i Bosnjes.
Në këtë fito mund t’i shihni golashënuesit më të mirë të shteteve të tyre që janë ende lojtarë aktiv. /Korneri.net