Duket deklaratë apo bastvënie e çuditshme.

Cristiano Ronaldo po e motivon vetën në maksimum që në fund të gëzohet.
Fjala është për golashënuesin më të mirë në La Liga, që sipas tij ende nuk ka marr fund edhe pse rival ii tij më i madh dhe historic Lionel Messi ka shënuar deri më tash 12 gola, ndërsa portugezi vetëm një, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, kjo nuk po e pengon yllin e Real Madridit që edhe në vë bast me bashkëlojtarët e tij. Ronaldo u ka thënë të gjithëve në klub se në fund të stinorit ai do të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga, dhe se do ta fitoj edhe njëherë tjetër epitetin e “Pichichi”, që është emëruar kështu për lojtarin më efikas në kampionatin spanjoll.
CR7 thuhet se ka vendosur një bast me kapitenin dhe, në rast se fiton portugezi, atëherë shuma e parave do të shkojë për një organizatë jofitimprurëse në formë bamirësie. /Korneri.net

Artikulli paraprakNga “kolonia” e Lirisë deri te Arbër Basha, eksporti shqiptar ka sukses në Kosovë
Artikulli tjetërLajmi i fundit për gjendjen fizike të Mauro Icardit