Ylli” i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e dinte shumë mirë që skuadra e tij do të reagonte pozitivisht pas humbjes së penalltisë nga Arturo Vidal.

Portugezi e vlerëson fitoren ndaj Bajernit të Mynihut si shumë të rëndësishme në Champions League.

“E dija që do të ishte një ndeshje e fortë dhe këtë e dëshmoi Bajerni që e filloi takimin shumë mirë. Por, pasi humbën penalltinë, e dija që ata do të tërhiqen dhe ne do të reagojmë. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur sepse e ndihmova Realin për të fituar. Është një fitore e madhe dhe shpresoj që të fitojmë edhe në Bernabeu për të festuar kualifikimin tutje”, u shpreh Ronaldo.

Artikulli paraprakLargohet edhe njeriu më i madh i transferimeve që njeh futbolli
Artikulli tjetërMesfushori i Serbisë i bashkohet Kosovës (Foto)