Sipas të përditshmes sportive portugeze, “A Bola”, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Real Madridit që ta transferoj sulmuesin e Portos, Andre Silva, i cili ka shënuar 20 gola në 35 ndeshje këtë sezon, dhe Ronaldo dëshiron ta transferoj në Santiago Bernabeu gjatë verës.

Në tregun e transferimeve Silva kushton 60 milionë euro, kurse Ronaldo ka ndikim të madh te Reali sa i përket transferimeve, kështu që Silva mund t’i bashkohet Los Blancos gjatë verës, pasi pëlqehet nga Ronaldo.

Artikulli paraprakYlli i Juventusit preferon këtë skuadër në një finale eventuale në Champions League
Artikulli tjetërFitojnë të mëdhenjtë, James dhe Westbrook me triple-double