Cristiano Ronaldo i imponohet Realit të Madridit dhe i kërkon të nxjerrë në merkato Alvaro Morata-n.

Sipas asaj që publikohet te “Don Balon”, ylli portugez dëshiron që sulmuesi 24-vjeçar të mos jetë pjesë e “Los Blancos”, ashtu sikurse edhe Karim Benzema. Por jo vetëm kaq, 32-vjeçari i ka bërë edhe një kërkesë tjetër drejtuesve të Realit të Madridit, blerjen e futbollistit të Portos Andre Silva për të zëvendësuar këtë dyshe sulmuese.

Alvaro Morata prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos. E ardhmja e tij duket se do të jetë më shumë drejt Premier League, ku 2 klubet më të interesuara për të janë pikërisht Manchester United dhe Chelsea, të cilët janë gati të shpenzojnë shifra shumë të larta për të siguruar kartonin e tij.

Në fakt “Djajtë e Kuq” kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre në lidhje me këtë çështje, duke hyrë në kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit e përfaqësueses spanjolle.

/ Top Channel

Artikulli paraprakÇmimi i i madh në Spanjë: Hamilton, “pole position”, Vettel i dyti
Artikulli tjetërEdhe “Bild” e konfirmon marrëveshjen Milan-Rodriguez