Atë që Lionel Messi e bënë te Barcelona, ka nis ta bëjë edhe Cristiano Ronaldo te Real Madridi, që ai të pyetet për përforcime sidomos në repartin ofanziv.
Portugezi ka biseduar me trajnerin Zinedine Zidane, të cilit i ka thënë se Reali duhet ta transferoj sulmuesin e ri të Manchester United, Marcus Rashford. Ai do të duhej të ishte zëvendësuesi i Alvaro Moratas, i cili me shumë gjasë do të luajë në Premier League.

Rashford saktësisht para një viti nisi të bënte emër në futboll, kur në dy ndeshjet e tij të pra a profesionale shënio katër gola duke ia shpëtuar stinorin klubit të famshëm anglez.
Më vonë ishte hero i skuadrës së tij në derbin lokal kundër Man City, e më pas edhe kundër Tottenham, ndërsa në debutimin e tij në përfaqësuesen angleze kishte shënuar gola pas vetëm 135 sekonda lojë.

Sulmuesi i ri ka deklaruar disa herë se Ronaldo është idhulli i tij, dhe përkrah tij do të dëshironte të bëhej më i miri në botë.
Ende askush nuk mund ta dijë sesa është gati Real Madridi të investojë në këtë futbollist, ndërsa ëndrra e Rashford të luajë për Realin do të jetë shumë afër të realizohet pasi Jose Mourinho i ka disa futbollistë të mbretërve që me shumë dëshirë do t’i kishte sjell në Old Trafford.

Artikulli paraprakBulls dhe Blazers afër zonës Play-off
Artikulli tjetërNjë reklamë shumë interesante me Luis Suarez