Kur askush nuk e priti, Cristiano Ronaldo është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Zinedine Zidane për për ndeshjen e Superkupës së Evropës, ku Reali e luan me fituein e Europa League, Manchester United shkruan Korneri.net.

CR7 iu bashkua skuadrës në Shkup atje ku do të luhet finalja, diçka që nuk është pritur fare duke e dituar se portugezi i famshëm kishte kërkuar pushim më të gjatë se gjithë lojtarët tjerë.
Por, ende nuk është e sigurtë se a do të startoj apo jo nga fillimi, pasi për momentin gjasat janë minimale që kjo të ndodh. Ronaldo ka udhëtuar në Shkup me aeroplan privat.
Zidane për këtë ndeshje ka ftuar tri përforcimet që i bëri Reali gjatë kësaj vere, Theo Hernandez, Marcos Llorente dhe Dani Ceballos. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Sneijder te Nice
Artikulli tjetërKëta janë lojtarët që Shkëndija do të përballet me ta në Europa League