during the UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Real Madrid CF and SSC Napoli at Estadio Santiago Bernabeu on February 15, 2017 in Madrid, Spain.

Elseid Hysaj mbrëmë nuk mundi që me Napolin e tij të kalonte në çerekfinale pasi u mund sërish 1-3 nga Reali i Madridit. Mbrojtësi shqiptar luajti një ndeshje të mirë, por pa mundur që të tregojë vlerat e tij më të mira në fazën sulmuese ku ishte pak aktiv.

Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 6 nga “La Gazzeta dello Sport”.” Nga krahu i tij Ronaldo është bllokuar, duke limituar shumë inkursionet e portugezit. Mund të bënte më mirë në fundin e ndeshjes”.

Për “Eurosport” dhe “Sportmediaset”, prova e Hysajt ishte pozitive dhe u vlerësua me notën 6.

“Reziston mirë përballë Kristiano Ronaldos, me portugezin që u detyrua të zhvendosej drejt qendrës për të qenë i rrezikshëm përpara. Nuk jep një kontribut të madh në fazën ofensive, me shqiptarin që arrin rrallëherë vijën fundore për të krosuar”, shkruan Eurosport për shqiptarin.

Artikulli paraprakNëse kualifikohet Barcelona për herë të parë në Champions ndodh kjo…
Artikulli tjetërMonaco i cakton çmimin një nga yjeve të saj! Juventus bën llogaritjet…