Vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor të finales Real-Liverpool i dha spanjollëve Champions-in e tretë radhazi, ndërsa Cristiano Ronaldo vendos rekord me 5 të tillë, si asnjë lojtar tjetër më parë.
Fjalët e para të portugezit mbajnë pezull të gjithë fansat e tij në mbarë botën, “Ishte shumë bukur që isha pjesë e Real Madrid, në ditët e ardhshme do të iu përgjigjem tifozëve”– tha Ronaldo për BeIn Sport- “Ne kemi bërë histori dhe tani ata duhet ta gëzojnë atë”, shtoi portugezi duke hedhur hije dyshimi në lidhje me të ardhmen e tij”.
I pyetur nga gazetari se nëse kjo ishte një deklaratë lamtumire Ronaldo devijoi duke thënë, “ Shijoni këtë moment, Zidane, stafi i ekipit dhe e ardhmja e lojtarëve nuk është e rëndësishme në këtë moment. Më vonë do të shohim çfarë do të ndodhë”, theksoi CR7.