Qyteti i Madridit edhe njehërë tjetër mbetet kryeqyteti i fituesve, por nganjëherë edhe moral. Reali e fitoi Ligën e Kampionëve, Atletico e humbi atë pas penalltive, por gjithsesi mbetet qyteti prej nga vinjë tre finalistët për çmimin Lojtari i vitit sipas UEFA-së.
Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Antoine Griezmann janë në mesin e të nominuarve, por pa asnjë diskutim portugezi i famshëm është favoriti kryesor pasi ishte më meritori që Reali e fitoi për herë të 11-të, trofeun Champions League, duke e shënuar edhe penalltinë vendimtare, pastaj e fitoi me Portugalinë edhe Kampionatin Evropian, kështu që pas (gala mbrëmjes) që do të mbahet sonte në Monaco, Ronaldo pritet që sërish të shpallet futbollisti më i mirë i vitit.