Real Madrid mbrojtjen e titullit të kampionit të Evropës e nis në një grup me Dortmund, Legia dhe Sporting, ndërsa në prag të fillimit të ngjrjes kryesore evropiane në futboll, është një lajm apo statistikë shumë interesante që e lidh klubin spanjoll me lojtarin e vet kryesor, Cristiano Ronaldo.
Portugezi edicionin e kaluar shënoi 16 gola dhe ishte më efikasi në Ligën e Kampionëve, por secilës prej atyre skuadrave që u shënoi gol vitin që e lam pas, sivjet nuk luajnë në këtë garë.
Shakhtar ishte viktima e parë pasi Ronaldo shënoi hat-trick, Malmö pranoi dy gola, pastaj nuk i shënoi në dy ndeshje PSG.
Ronaldo i shënoi edhe dy gola të tjerë në udhëtim te Shakhtar, kurse suedezve u shënoi plotë katër gola në Bernabeu.
Roma i mori dy gola në 1/8 e finales, ndërsa Ëolfsburg në ndeshjen e kthimit çerekfinale u mposht nga vet Ronaldo që shënoi sërish hat-trick, edhe pse në ndeshjen e parë CR7 nuk arriti të realizonte.
Asnjëra nga këto skuadra sivjet nuk do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve, andaj Dortmund, Sporting dhe Legia duhet të lutën që së paku Ronaldo të mos shënojë, sepse mund t’i zë “mallkimi” i tij.