Cristiano Ronaldo ka një respekt të madh për mentorin e tij, Sir Alex Ferguson. CR7-ta, sikurse i referohen ndryshe Ronaldos, ende i drejtohet Fergusonin me fjalën “shef”. Nën drejtimin e Alex Fergusonit, Cristiano Ronaldo shkëlqeu në skenën e futbollit dhe siguroi transferimin në “Santiago Bernabeu”. Me bluzën e Realit, CR7-ta u bë një nga futbollistët më të mirë në hisotri dhe ka thyer një numër të konsiderueshëm rekordesh.

Në finalen e Ligës së Kampionëve, në përbërje të Realit, me dy golat e tij, ai ndihmoi Realin që ai ta fitonte Ligën e Kampioneve për herë të 12-të, rekord më vete, dhe për të dytën vit radhazi që, gjithashtu, përbën një rekord me vetë. Mbas mbarimit të ndeshjes në Cardiff, Ronaldo, poshtë tribunës qëndrore, takoi Sir Alex Fergusonin dhe e tregoi, edhe një herë, respektin e tij të madh ndaj mentorit të vet. “Shef, si je”, ishin fjalët, me të cilët CR7-ta iu drejtua, në fillim, Fergit, para se të zhvillonte me trajnerin skocez (Fergusonin) një bisedë të shkurtër.

Artikulli paraprakRonaldo i bashkohet Seedorf e Iniestas
Artikulli tjetërBabai i Morata: “Çfarë Milani, këtu mund të transferohet biri im”