AppleMark

Lionel Messi kundër Celtic shënoi një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi magjik ka shënuar hat-trick, në fitoren bindëse ndaj Celtic 7:0, ndërsa për të ishte hera e gjashtë që shënon nga tre gola në një ndeshje të kësaj gare.

Duhet theksuar se Messi ka shënuar emrin e tij të golashënuesit në edicionin e 12 rresht në Ligën e Kampionëve.

Rekordin e tij mund ta rrezikojë vetëm Cristiano Ronaldo, i cili deri më tani ka shënuar pesë herë hat-trick, derisa portugezi mbetet mbrapa Messit edhe me numrin e golave të shënuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Messi ka shënuar 50 gola, kurse Ronaldo 49.

Artikulli paraprakSlloveni Ceferin presidenti i ri i UEFA-së
Artikulli tjetërFIFA pritet të marrë në dorë ndeshjen Ukrainë – Kosovë