Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të Champions Leagues që fiton këtë trofe dy herë me radhë, pasi “Los Blancos” mposhti në finale Juventusin me rezultatin 4-1.

“Jam shumë i lumtur, një tjetër Champions dhe shkruam historinë. A është ky Championsi im? Nuk e di, kam qenë në formë në momentet më vendimtare, duke shënuar gola në ndeshjet kryesore, por me rëndësi është fitorja dhe rekordi historik që e arritëm. Me të vërtetë nuk po mund të përshkruajë gëzimin për këtë triumf”, tha Ronaldo.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë” është shpallur lojtari i dytë më i mirë duke marrë notën (8.4), ndërsa Casemiro mori notën (8.8).

Artikulli paraprakRonaldo: Sapo përfunduam një sezonë fantastike, tani rekordi është i Real Madridit
Artikulli tjetërÇ’ka ndodhi me Juventusin, sonte pranoi më shumë gola se gjithë sezonin….