Skuadra spanjolle e Real Madrid nuk ka nevojë për ndihmë për të zhvilluar më tej markën e vet globale, por duket se Cristiano Ronaldo mund të shtojë edhe më tej famën e vet dhe të klubit madrilen duke marrë pjesë në një film. Po, fantastike, ashtu është! Sidomos kur mëson edhe tre personazhet e tjera të filmit, që do të bazohet në klub. Pra, është një histori e lidhur me futbollin. Ylli i popit Justin Bieber, ish-futbollisti David Beckham dhe ikona e kinematografisë Clint Eastwood do të jenë aktorë duke formuar një katërshe ideale për çdo tifoz futbolli dhe artdashës në botë.

Xhirimet për projektin pritet të nisin në mars të vitit 2017 dhe flitet se filmi do të jetë në një format të ngjashëm me ato të sajtit “Goal“, që pasqyron episode të ndryshme nga Real Madridi nga viti 2005 deri në vitin 2009. Gazeta britanike “Daily Mirror” raporton se këngëtari kanadez Bieber do të luajë rolin e një futbollisti të ri amerikan i transferuar te “Los Blancos”, ku do të luajë me yjet Ronaldo dhe Beckham, teksa fituesi i çmimit “Oscar”, Eastwood, do të ketë rolin e gjyshit.

Artikulli paraprakMediat franceze të sigurta: “El Loco” rikthehet në Velodrome
Artikulli tjetërE kërkuan në Angli, shkoj te Besiktas