Pas ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale Real Madrid-Atl.Madrid 3:0, me ç’rast të tre golat e mbretërve i shënoi Cristiano Ronaldo, portugezi festoj golin e tij nr103 në ngjarjen më të madhe evropiane në futboll.
Është interesant të theksohet se ai ka shënuar më shumë gola (52) në fazën e eliminimeve se në atë të grupeve (51), ndërsa i vetmuar ka shënuar më shumë gola se krejt Atl.Madrid në historinë e klubit në Evropë.

Është shumë vështirë t’i përcillen rekordet që CR7 i then gati në çdo ndeshje, por klubi i tij dhe tifozët ia festuan golin nr400 në fanellën e Real Madridit, por duket se këtë festë do t’ia dematojnë ata që merren me statistika.
Në fakt, ekspertët kanë vërtetuar se Ronaldo ka shënuar 399 gola e jo aq sa mendojnë në klub.

Ku mbeti një gol i Ronaldos?

Duhet të kthehemi në vitin 2010, në ndeshjen Real Madrid-Real Sociedad. Madrilienët shënuan fitore 2:1, ndërsa Ronaldo pati shënuar gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 74. por topi ishte devijuar nga Pepe.
Federata e Spanjës zyrtarisht ia ka shënuar golin bashkëkombasit të tij, ndërsa klubi mbretëror ia ka shënuar Ronaldos.

Duket se Ronaldo do ta festoj për herë të dytë këtë të arritur herën e ardhshme.

Artikulli paraprakE pabesueshme: Chelsea kishte refuzuar ti paguante vetëm 20 mijë euro kartonin e tij, kurse tani…..
Artikulli tjetërRoma, gati revolucioni në fund të sezonit