Atletico Madrid u përshëndet nga stadium Vicente Calderon, në të cilin yjet botërore kundër vendasve zhvilluan ndeshjen e fundit. Në mesin e tyre ishin edhe Ronaldinjo apo Boban, skuadra e të cilëve në fund fituan 4:5.
Boban luajti vetëm 26 minuta në vend të të famshmit Zico, kurse në skuadrën e njëjtë ishin edhe Mendieta apo edhe Seedorf, të cilët mbanin fanellat për fondacionin Scholas Occurrentes, shkruan Korneri.net.

Calderon i ndërtuar në vitin 1966, përfundimisht shkon në histori, ndërsa në shkallët e stadiumin ishin mbledh 55.000 shikues të cilët gjatë gjithë kohën bënë atmosferë fantastike.
Atletico kaloi në epërsi me golin e Fernando Torres, ndërsa yjet barazuan përmes argjentinasit të famshëm Claudio Canniga. Rikthimin e rezultatin e shënoi portiere legjendar Rene Higuita, pas së cilit shënuan edhe Andrij Jarmolenko dhe maksikani Cuauhtemoc Blanco i cili shënoi dy herë.

Vendasit deri në fund realizuan edh tre gola përmes Pedro Gonzales Martinez nga penalltia, Jose de la Sagra dhe Juan Carlos Gomez Pedraz. Kapiten ishte lojtari i tanishëm Gabi, kurse sulmin e udhëhoqi Diego Forlan. /Korneri.net

Artikulli paraprakInter e mbyli edicionin me fitore bindëse, Crotono shokoi Lazion dhe shpëtoi, Empoli në Serie B….
Artikulli tjetërBota e futbollit ndahet nga njëri prej futbollistëve më të mëdhenjë ndonjëherë