Gabriel Jesus është transferuar vetëm në janar te skuadra e re e Manchester City-t dhe në pak kaq kohë është kthyer në lojtarin e momentit në “Premier League”. 19 vjeçari që pas mbërritjes në Angli, në 3 takime ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste, duke ulur në stol yllin e këtij kampionati, Sergio Aguerro-n.
Gjatë realizimit të golave, braziliani ka improvizuar një mënyrë të çuditshme festime. Për këtë arsye mediat në ishullin britanik janë interesuar dhe kanë marrë këtë përgjigjje nga Jesus.
“Mënyra ime e festimit të golave i dedikohet ish-të dashurës sime, e cila nuk iu përgjigjej telefonatave të mia kur unë luaja për Palmerias, ndërsa kur u transferova te Mançester Siti më dërgoi direkt mesazh”, ka thënë talenti brazilian.