Fabrizio Romano shkruan se RB Leipzig refuzoi ofertën e Chelseat në fund të gushtit për Josko Gvardiol.

Bëhet fjalë për një transferim që duhej të realizohej në verën e vitit 2023. Italiani shkruan se gjermanët janë të bindur se vitin e ardhshëm në garë për mbrojtësin kroat do t’i bashkohen edhe klube të tjera.

Leipzig është në pritje të Cityt

Kjo i referohet kryesisht Manchester Cityt. Prandaj Gvardiol nënshkroi një kontratë të re me Leipzig deri në vitin 2027, por Chelsea ende insiston për transferim, kështu që gara për përfaqësuesin e madh kroat është absolutisht i hapur, sipas gazetarit të besueshëm Romano.

Dyshohet se klubi londinez dhe Leipzig ishin afër marrëveshjes për një transferim prej 90 milionë eurosh në fund të afatit kalimtar, por në fund u vendos që Gvardiol të qëndronte edhe për një sezon. Anglezët do të tentojnë ta realizojnë edhe më parë transferimin. Gazetari i Bild, Christian Falk ka konfirmuar lajmin se Chelsea do të tentojë të sjellë Gvardiol në janar.

Gvardiol mund të kushtojë 100 milionë euro

Nëse ky transferim ndodh, 20-vjeçari Guardiol do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Pritet që çmimi i tij pas Botërorit të Katarit të jetë mbi 100 milionë euro.

Së fundmi, Mateo Kovaçiç zbuloi gjithashtu se Chelsea ishte interesuar për Gvardiol-an. “Ata më pyetën për të dhe unë u thashë të gjitha të mirat. Nuk ka nevojë të flasim për aftësitë e tij të lojës, ai është një person i madh dhe shpresoj që një ditë të luajmë së bashku në këtë klub.” /Korneri.net

Artikulli paraprakBild: Lojtarët e Bayernit i kthejnë shpinën Nagelsmann
Artikulli tjetërArsenali nuk do të luajë në Europa League këtë javë për shkak se nuk ka mjaftueshëm polici në Londër