Klubi kishte arritur një marrëveshje të enjten për një huazim të detyrueshëm, por José e bindi Nicolòn duke i thënë se ky është një sezon i rëndësishëm për Giallorossi dhe për këtë arsye edhe për të, dhe për hir të tij ai duhet të qëndrojë.

Roma duket se po e blen për herë të dytë Zaniolon, më fakt, ai është bindur të qëndrojë aty. Javën e kaluar praktikisht ai kishte valixhet në duar, por ishte Moutinhon ai që e bindi italianin, përcjell Korneri.net

Prezantimi i lojtarit të dieln në Olimpico para miqësores ndaj Shakhtar (5:0), ndryshoi gjërat, sepse u vërejt një dashuri e madhe në mes lojtarit-trajnerit dhe shikuesve, pavarësisht se marrëveshjet me Tottenham (Conte), ishin shumë afër.

Spurs e donte Zaniolon në formë huazimi, dhe me të obligim të blerjes së kartonit të tij për 50 milionë euro, kurse për lojtarin një pagë prej 4.5 milionë euro.
Pas bisedave të fundit, Zanioli me shumë gjasë mbetet në Olimpico. /Korneri.net

Artikulli paraprakEkskluzive: Valon Berisha largohet nga Reims
Artikulli tjetërPropozimi i guximshëm i Adriano Gallianit: Një “Brexit” edhe në futboll