Lazio dhe Roma sonte e zhvillojnë derbin e zjarrtë të kryeqytetit italian, në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Për më shumë se katër viteve ky derbi i madh kthehet në mbrëmje dhe prtaktikisht Roma sonte nuk do të fle.
Atmosfera që po mbretëron që në këto momente është e madhe, dhe së bashku më të edhe frika se mund të ketë përkeshje të tifozëve është e madhe.

Ky do të jetë derbi numër 182. në të gjitha garat për dy klube të mëdha italiane.
Roma ka shënuar 68 fitore (228 gola), Lazio 50 (179 gola), ndërsa nuk pati fitues në 63 ndeshje të tjera. Pjesa e kaltër e Romës, nuk di për fitore në shtatë duelet e fundit (pesë humbje e dy barazime), kurse pjesa tjetër shënoi katër fitore rresht .

Por,edhe sonte nuk priten më shumë se 35.ooo shikuesë, që i bie gjysma e kapacitetit të stadiumit Olimpico, pasi ende tifozët “Ultras” të të dyja klubeve janë kundër vendimeve të Komunës që e mbajnë të drejtën e stadiumit.
Për këtë ndeshje do të jenë në detyrë 2.000 policë për të siguruar gjithçka jashtë dhe brenda stadiumit.

Artikulli paraprak“Luftë” e klubeve nga Manchesteri për mbrojtësin e Benficas
Artikulli tjetërZyrtare: Chelsea rinovon me të “rilindurin” nga Antonio Conte