Skuadra italiane e Romës nuk e ka ndërmend të ndalet së përforcuari gjatë merkatos së tanishme.

Sipas mediave italiane, zyrtarët e Romës kanë hyrë në garë fuqishëm për yllin e Atalantas, Franck Kessie, i cili është i shumë kërkuar pothuajse nga të gjitha skiadrat e mëdha evropiane.

Bëhet e ditur poashtu se zyrtarët e Romës të hënën do të takohen me zyrtarët e Atalantas për ti bërë ofertë zyrtare për Kessie prej 25 mln eurove, plus kartonin e mbrojtësit të ri Riccardo Marchizza.

Artikulli paraprakMallkimi i çuditshëm i një steme, radhën e ka Real Madridi
Artikulli tjetërCafu tregon të vërtetën: Ja përse Liverpool na përmbysi finalen e 2005-tës