Edhe në Stamford Bridge Roma e kishte merituar fitoren, por u desht të pajtohej me barazim spektakolar 3:3, por në Olimpico, armata e Di Francescos sin ë hajgare mposhti kampionin anglez Chelsea me rezultat 3:0, dhe me plot meritë kaloi në pozitën e parë të grupit C me 8 pikë, një më shumë se Chelsea.
Asfaltimi i skuadrës së Contes nisi që në minutën e parë kur Stephan El Shaarawy shënoi golin e epërsisë. I Njëjti futboll realizoi edhe golin e dytë, ndërsa Diego Perrotti shënoi golin e tretë për rezultatin final i cili ka mundur të jetë edhe më i thellë se kaq.

Nga ana tjetër Atl.Madrid pas barazimit 1:1 në shtëpi me Qarabag, mund të konsiderohet s ii eliminuar pas ka pikë më pak se Chelsea, dhe vetëm çudia mund ta kualifikoj tutje.
Michel e kaloi skuadrën mysafire në epërsi, për ta barazuar rezultatin Thomas. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Manchester United – Benfica
Artikulli tjetërMan.United kualifikohet, Basel humbi “match point”