Gafa me dy zëvendësimet në kohën shtesë në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë me Specian u ka kushtuar pozicionet dy zyrtarëve të Romës, Gianluca Gombar dhe Manolo Zubiria.

Menaxheri i klubit verdhekuq dhe shefit të sektorit sportiv global janë shkarkuar brenda më pak se 24 orëve pas dështimit në Kupën e Italisë, pasi konsiderohen përgjegjës që lejuan trajnerin Paulo Fonseca të aktivizonte portierin Fuzato dhe mbrojtësin Ibanez në kohën kur po luhej shtesa e parë.

Përveç kësaj, menaxheri Gombar fajësohet dhe për humbjen 0-3 në tavolinë për ndeshjen e parë të kampionatit me Veronën në 19 shtator, ku verdhekuqtë aktivizuan mesfushorin Amadou Diawara si lojtar të ekipit të dytë.

Arsyeja? Fonseca bëri 6 zëvendësime, ndërkohë që vetëm 5 lejohen. Rregulli thotë se mund t’i bësh 6 zëvendësime, por vetëm nëse 5 i ke bërë gjatë kohës së rregullt dhe një mund ta bësh në shtesë. Ndërkohë që trajneri i Romës, në shtesë futi në lojë dy lojtarë, portierin Fuzato dhe mbrojtësin Ibanez. Për këtë humbja në tavolinë është e pashmangshëm për verdhekuqtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here